Liberalizohen fondet e investimeve – Projektligji/ Grupet e interesit, një sërë sugjerimesh
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka diskutuar projektligjin që synon të vendosë rregulla të qarta loje për sipërmarrjet e investimeve kolektive. Drafti në fjalë për të cilin është punuar për një vit nga autoritetet kompetente, ka si qëllim bërjen e sektorit të fondeve me tërheqës për pjesëmarrësit e tregut dhe investitorët. Të ftuar një një seancë dëgjimore, grupet e interesit kanë dhënë sugjerimet e tyre për përmirësimin e tij.
Ky ndryshim ligjor ndërmerret në një kohë ku dinamika e tregut të fondeve të investimeve ka pësuar zhvillime të mëdha të cilat nuk i përgjigjen kërkesave të tregjeve evropiane dhe iniciativa ndërmerret në kuadër të anëtarësimit në BE.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.