Libia, interes për investime – Forum biznesi mes dy vendeve, synim rritja e shkëmbimeve
Biznese nga Libia po shohin mundësi investimi në vendin tonë, kryesisht në fusha si bujqësia dhe blegtoria, por dhe të importojnë produkte të ndryshme ushqimore në vendin e tyre, si një treg me potencial të lartë.
Një forum biznesi i mbajtur për herë të parë në vendin tonë, ka bërë bashkë sipërmarrës të dy shteteve, ku përmes takimeve, do të hapin dyert për mundësinë e bashkëpunimit tregtar dhe investimeve të ndërsjella.
Aktualisht shkëmbimet tregtare me Libinë janë në nivele të ulëta dhe gjetja e tregjeve të reja për produktet shqiptare është në ndihmë të prodhuesve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.