Licenca për farmacistët – Sezon i posaçëm për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit
Pas sezonit të posaçëm që u vendos për testimin e mjekëve të rinj, duket se një të tillë do të ketë edhe për farmacistët. Kështu në datën 19 prill të gjithë farmacistët e rinj do të kenë të drejtën që t’i nënshtrohen provimit të shtetit për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit.
Testimi do të zhvillohet në ambientet e AKP-së, ku çdo kandidat ka të drejtë që të informohet në moment nëse e kalon apo jo testimin. Nevoja për punësim tek të rinjtë që kanë dalë nga auditoret ka bërë që të rriten kërkesat për sezone të posaçme, për t’ju dhënë të drejtën e ushtrimit të profesionit.
Hyrja në provimin e licencës ka një kosto fillestare në 10 mijë lekë për herën e parë. Kosto kjo që rritet me 2 mijë lekë për çdo herë që rijepet si provim. Çdo kandidat ka të drejtë ta japë provimin deri në pesë herë, ku tarifa shkon në 20 mijë lekë dhe nëse dështon dhe herën e pestë e humbet përgjithmonë të drejtën e ushtrimit të profesionit.
Entela Barjamaj /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.