Licencimet për pajisjet mjekësore – Miratohen ndryshimet që bëjnë efektin ligjin, ende pa zgjidhje eleminimi i pajisjeve të rrezikshme
Pavarësisht se ligji “Për pajisjet mjekësore” ka më shumë se një vit që ka hyrë në fuqi, deri më tani ai nuk ka qenë efektiv në drejtim të licencimit të subjekteve që prodhojnë apo tregtojnë me shumë pajisje mjekësore. Kjo pasi ndryshimet e nevojshme ligjore në ligjin tjetër bazë janë miratuar vetëm së fundmi nga Komisioni parlamentar i Shëndetësisë, duke listuar këtë aktivitet te kategoritë që duhet t’i nënshtrohen procesit të licencimit.
Por teksa ky detyrim po merr zgjidhje, asgjesimi i pajisjeve mjekësore që shpesh herë janë të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin nuk është rregulluar ende me ligj, ndërkohë që sipas zv.ministres aktualisht po punohet në këtë drejtim.
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, kërkoi që drafti që po përgatitet të shkojë sa më shpejt në Kuvend.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.