Licencohen 7 mijë biznese – Dominon kërkesa për “ushqimin”, “heqin dorë” farmacitë
Viti 2019 regjistron një numër të lartë të aplikimeve të reja për leje dhe licenca. Sipas të zyrtare dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, gjatë vitit që lam pas janë licencuar me status aktiv 6 915 subjekte. Numri më i lartë i aplikimeve rezulton të jetë ai për pajisjen me licenca apo leje për “prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve” me afro 2 269 aplikime; leje mjedisi për subjekte që shkaktojnë ndotje akustike si lokale, fabrika ose lavazhe, 2 249 aplikime dhe licenca “Shitje me shumicë e ushqimeve me origjine shtazore (për njerëz) ku janë regjistruar 1 335 aplikime. Nga ana tjetër, ka pasur edhe 192 aplikime vullnetare në total për revokim për licencat dhe lejet kryesisht nga farmacitë ose agjencitë farmaceutike me 52 aplikime; shërbime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjik 19 aplikime; peshkimi dhe forma të tjera të shfrytëzimit të faunës ujore të egër 14 aplikime; leje mjedisi e tipit C 13 aplikime si dhe prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve 12 aplikime. Ligji përcakton se për lejimin e ushtrimit të një kategorie aktivitetesh, është i domosdoshëm marrja e lejes apo licencimi i tyre.
Tabela
“Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve” – 2 269 aplikime
Leje Mjedisi e Tipit C (Grupi 3) – 2 249 aplikime
Licenca “Shitje me shumice e ushqimeve me origjine shtazore – 1 335 aplikime
Farmacitë ose agjencitë farmaceutike – 52 aplikime
Shërbime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjike – 19 aplikime
Peshkimi dhe forma te tjera te shfrytëzimit te faunës ujore te egër – 14 aplikime
Leje Mjedisi e Tipit C – 13 aplikime
Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve – 12 aplikime
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.