Lideri i Venezuelës – FMN ‘në dyshim’ për të njohur Guaidon?
Fondi Monetar Ndërkombëtar ende është duke pritur udhëzime nga anëtarët e tjerë nëse do të njohin Juan Guaido si lider të Venezuelës.
Kështu u shpreh gjatë ditës së sotme zëdhënësi i FMN Gerry Rice, duke shtuar se nuk ende një orar për një mbledhje të bordit të FMN në lidhje me këtë çështje.
Rice tha në një konferencë për shtyp të FMN-së se ende nuk është e qartë situata për udhëheqjen e Venezuelës dhe çdo ndryshim në njohjen e Fondit nga qeveria do të udhëhiqet nga 189 vendet anëtare dhe bashkësia ndërkombëtare prandaj, “pikëpamjet po formohen ende”.
Një tjetër institucion multilateral me bazë në Uashington, Banka Ndër-Amerikane e Zhvillimit, javën e kaluar zëvendësoi përfaqësuesin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, me një ekonomist të mbështetur nga Juan Guaido, një pengesë e madhe për qeverinë e Maduro.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.