175 zyrtarë për Vetting-un – Në Kuvend strukturat e Komisioneve, PS: Po zvarritet nisja e procesit
Tre Komisionet e Posaçëm të Vettingut kanë paraqitur sot në Kuvend strukturat e burimeve njerëzore që do të bëjnë të mundur nisjen e punës për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve.
Kolegji i Apelit ka paraqitur një organikë prej 65 punonjësish, Komisionerët Publikë kanë kërkuar një organikë prej 52 punonjësish ndërsa Komisioni i Kualifikimit një organikë prej 68 punonjësish.
Të tre krerët e institucioneve i kërkuan deputetëve të Komisionit të Ligjeve miratimin sa më të shpejtë të strukturave për të bërë të mundur nisjen e punës për rivlerësimin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve e prokurorëve.
Deputetët e majtë të Komisionit kanë paraqitur rezerva lidhur me strukturat e fryra të tre Komisioneve, por veçanërisht lidhur me vonesat që po i shkaktohen nisjes së vetë procesit të Vetting-ut.
Komisioni i Ligjeve miratoi edhe një draft lidhur me ekstradimet e personave që kanë kryer vepra penale në Britaninë e Madhe dhe anasjelltas, i cili u debatua fort nga deputetët e Partisë Demokratike.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.