Ligji 7501, procedurat e aplikimit dhe 5 dokumentet që duhen. Drejtoresha Juridike në Hipotekë: Gati ndarja e 10 mijë tapive
Vetëm 60 ditë do t’i duhen një fermeri të presë për të shtënë në duar tapinë e tokës, që ka në përdorim. Drejtoresha Juridike më Hipotekë, Merita Qato thotë se brenda këtij viti synohet që të përfundojë procesi i kalimit të tokës bujqësore në pronësi të përfituesve.
Shkurtimi i afateve është shoqëruar edhe me thjeshtim të procedurave të aplikimit për marrjen e certifikatës së pronësisë.
Në një intervistë dhënë për Gazetën “Panorama”, Qato bën me dije hapat që duhet të ndiqen, si dhe dokumentacionin që duhet dorëzuar pranë njësisë administrative. Sipas saj, ky proces nuk do të ketë kosto.
E vetmja faturë që do të paguajnë fermerët do të jetë ajo që vilet nga Hipoteka gjatë regjistrimit të pronës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.