Ligji i faljes, Papajani: Jo të gjitha bizneset do të plotësojnë dokumentacionin
Jo të gjithë bizneset që përfitojnë nga ligji i faljes fiskale do të përgatisin dokumentacion apo do të paraqiten panë Drejtorisë së Tatimeve.
Drejtori i Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Artur Papajani u shpreh në një intervistë për TV SCAN, se pas hartimit të plan-veprimit të përgatitur nga kjo administratë tashmë ka nisur zbatimi i ligjit të faljes. Ai sqaron se jo të gjithë bizneset do të plotësojnë dokumentacion për të përfituar.
Por duke iu referuar këtij ligji, Papajani shpjegon për atë kategori biznesesh që duhet të paraqesin dokumentet pranë tatimeve.
Ligji për faljes së borxheve që biznesi i ka administratës fiskale është një nismë e qeverisë që erdhi pas diskutimesh të shumta dhe dakordësimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në total borxhi tatimor dhe doganor potencialisht ulet me 91 miliardë lekë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.