Lehtësitë për biznesin – Ligji i faljes diskutohet në Komisionin e Ekonomisë

Ligji për faljen e detyrimeve të prapambetura që sipërmarrja i ka administratës fiskale është prezantuar në Komisionin e Ekonomisë, ku 29.4 miliardë lekë janë pagesa pa kushte.
Prezantimi i ligjit të faljes në këtë Komision është bërë nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, sipas të cilit kjo nismë do të krijojë një lehtësim për biznesin.
Gjithashtu, ministri Ahmetaj i kërkoi Komisionit shtyrjen e afatit të pagesave deri në fund të këtij viti, e cila do të ndihmojë në performancën e kompanive shtetërore, sidomos KESH.
Kjo nismë e qeverisë vjen pas diskutimesh të shumta dhe dakordësimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Sipas relacionit që shoqëron këtë draft, në total borxhi tatimor dhe doganor potencialisht ulet me 91 miliardë lekë.
Vlera e taksave të mjeteve të përdorura që çregjistrohen sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor është përllogaritur rreth 11.9 miliardë lekë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.