Ligji i ri / Qeveria angleze ul pagën minimale për emigrantët që punojnë në Mbretërinë e Bashkuar!
Qeveria angleze ka ulur në heshtje pagën minimale 35,800 £ për migrantët që vendosen në Mbretërinë e Bashkuar me gati 30%.
Migrantët me paga prej 20,480 £ por me pikë të mjaftueshme nën sistemin e ri të emigracionit të stilit australian do të kualifikohen për punë aty ku ka një mungesë të punëtorëve.
Rregullat, të cilat hyjnë në fuqi në 1 Dhjetor, u botuan nga Ministria e Brendshme, me pragun e përgjithshëm të ulur në 25,600 paund, ndërsa qeveria pranoi në heshtje kontributin thelbësor që punëtorët migrantë me pagë më të ulët japin në MB.
Amnesty International UK tha se ishte e shqetësuar nga mënyra se si rregullat e imigracionit, duke përfshirë pragjet e pagave, “kanë ekzagjeruar prej kohësh privilegjin e njerëzve tashmë të avantazhuar nga pasuria e tyre relative, gjinia dhe raca”.
Ministria e Brendshme nuk dha asnjë koment lidhur me këtë ligj të ri.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.