Lind treshja e Adriatikut – Shqipëri, Mali i Zi, Kroaci, pakt bashkëpunimi ekonomik
Marrëveshja trilaterale e Adriatikut është firmosur zyrtarisht në split të Kroacisë, mes ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, atij kroat, Davor Ivo Steir dhe atij të Malit të Zi, Srdjan Darmanovic. Homologët kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike.
Ministri i jashtëm kroat në konferencën për shtyp deklaroi se, samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri. Ministri Bushati nga ana e tij, pohoi se, samiti do të mbahet në Durrës. Por, ndryshe nga samiti i parë, samiti i Durrësit do të jetë i një niveli më të lartë, me krerët e qeverive.
Në bazë të deklaratës, Kroacia angazhohet të mbështesë integrimin europian të vendit tonë dhe Malit të Zi. Të tre vendet kanë rënë dakord për bashkëpunim më të ngushtë në sektorë jetik të ekonomisë, si: infrastruktura, transporti, energjia, transporti ndër-kufitar, si dhe turizimi. Një vëmendje të vecantë gjatë takimit ka marrë edhe realizimi i gazsjellësit adriatiko-jonian, si një mundësi me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e rajonit.
Roel Korkuti/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.