Linja ajrore e Thai Airways anulon fluturimet mbi Pakistanin
Mijëra udhëtarë mbetën në aeroport ditën e sotme, ndërsa linja ajrore e Thai Airways Internetional anuloi më shumë se dymbëdhjetë fluturime në Evropë pasi Pakistani mbylli hapësirën ajrore mes një valë në rritje të tensioneve që kishin përfshirë Indinë.
Fluturimet nga Londra, Mynih, Paris, Bruksel, Milano, Vjenë, Stokholm, Cyrih, Kopenhagë, Oslo, Frankfurt dhe Romë ishin planifikuar të fluturojnë mbi hapësirën ajrore pakistaneze ditën e sotme, sipas një prononcimi nga vetë linja ajrore.
Kjo bëri që udhëtarët të cilët kishin planifikuar të largoheshin nga aeroporti ndërkombëtar i Suvarnabhumit në Tajlandë të gjenin fluturime sa më alternative. Shumica e fluturimeve evropiane të linjave ajrore u larguan pas mesnate. Thai Airways ka marrë hapin më drastik të pezullimit të të gjitha fluturimeve të saj të destinuara për në Evropë.
Me hapësirën e fluturimit në jug të Pakistanit duke u mbushur me njerëz, linja ajrore Bangkok nuk ka qenë në gjendje të krijojë rrugë alternative për fluturimet e saj. “Duke mbyllur hapësirën ajrore, çdo fluturim nga Tailanda në Europë është prekur. Për fluturimet që do të largohen këtë mbrëmje, ne do të thërrasim një takim urgjent për të shqyrtuar ndikimin e ngjarjeve të tilla”, tha presidenti i Thai Airways Sumeth Damrongchaitham.
Singapore Airlines dhe British Airways janë ndër operatorët që kanë pasur më shumë fluturime. Disa fluturime ndërkombëtare janë ridërguar përmes Mumbai në bregun perëndimor të Indisë. Kompanitë ajrore vendase indiane, duke përfshirë IndiGo, Go Air, Jet Airways dhe Vistara, anuluan shërbimet në Indinë veriore për shkak të mbylljeve të aeroportit, edhe pse më vonë aeroportet indiane kanë rinisur fluturimet nëpër destinacionet që ishin planifikuar.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.