Linja ajrore me Poloninë, Agim Nesho: Vizita ishte rezultative dhe pro ekonomisë
Eksperti i politikës së jashtme Agim Nesho është shprehur në emisionin “Argument” me Enio Civici mbi vizitën dy ditore të kryeministrit Rama në Bruksel dhe Poloni. Nesho ka përgëzuar kryeministrin Rama, duke e cilësuar vizitën e tij si shumë rezultative.
“Unë mendoj që kjo vizitë është shumë rezultative dhe për këtë dua ta përgëzoj kryeministrin Rama. Këtu kemi një veprim të drejtpërdrejtë, një interes për turizmin shqiptar, ku vetë ekonomia shqiptare është fokusuar në turizëm. Domethënë është diçka konkrete.
Gazetari Enio Civici: E mbështesni edhe atë kërkesë që i bëri pikërisht kryeministri për një linjë ajrore direkte nga Polonia?
Agim Nesho: Pa diskutim, se ne vetë jemi prezent që turistët polakë kanë qenë nga më të shumtit që kanë vizituar Shqipërinë me motoçikleta, makina, kampingje, me të gjitha, gjë që do ta shtojë edhe më shumë numrin e tyre. Dhe për polakët, me diferenca të zhvillimit ekonomik me Europën Perëndimore, turizmi shqiptar me bukuritë e tij është shumë më plotësues i nevojave të tyre për kushtet më minimale të pagesës ekonomike dhe të tjera.”
Nesho u shpreh gjithashtu se e mbështet kërkesën e kryeministrit për një linjë ajrore direkte nga Polonia, duke argumentuar se ata të cilët kanë vizituar Shqipërinë më së shumti, kanë qenë pikërisht turistët polakë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.