Linja hekurudhore me Rumaninë – Kompanitë turke fitojnë tenderin me shumën marramendëse

Kompania hekurudhore e Rumanisë thotë se një grup i kompanive turke kanë fituar një kontratë 600 milionë euro ose rreth 681 milionë dollarë, për të modernizuar një linjë kryesore në rajonin verilindor të Transilvanisë.
Kompania e CFR tha gjatë ditës së sotme se prej linja hekurudhore prej 28 kilometrash (17,5 milje) do të ndërtohet në katër vitet e ardhshme. Gjithashtu, është pjesa më e ndërlikuar e një linje prej 130 kilometrash (80 milje) që shkon nga qyteti i Brasov në qytetin e fortesës mesjetare të Sigishoarës në zemër të Rumanisë.
E ndërtuar në vitin 1873, udhëtimi total momentalisht zgjat mes dy dhe katër orëve, kohë kjo, më e ngadaltë se 15 vite më parë. Me linjën e re që do të ndërtohet, do të duhen vetëm 50 minuta. Trenat do të udhëtojnë deri në 160 km / h (100 mph).
80 për qind e projektit do të financohet nga Bashkimi Europian dhe pjesa tjetër do të mundësohet nga qeveria Rumune.
Burimi: AP
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.