Linja më e mirë ajrore në botë – Singapore Airlines rifiton çmimin, ndjek Qatar Airways

Singapore Airlines është kthyer në kompaninë më të mirë ajrore në botë, pas 9 vitesh që e kishte humbur titullin. Më shumë se 20 milionë pasagjerë kanë marrë pjesë në një sondazh të kompanisë britanike të konsulencës, Skytrax, për të votuar kompaninë për çmimin prestigjioz.
Fituesi i vitit të kaluar ishte Qatar Airways, që rezultoi në vend të dytë, ndërsa Nippon Airways e Japonisë, mori të tretin.
Kjo është hera e katërt që Singapore Airlines fiton çmimin. Kjo pritet pozitivisht ndërkohë që linja ajrore është përballur me kushte sfiduese në industrinë e aviacionit dhe konkurrencës të ashpër, veçanërisht nga kompanitë e pasura të Lindjes së Mesme.
Në spektrin financiar, vitet e fundit kanë qenë të trazuara për linjën ajrore. Humbja neto në vitin e kaluar prej 99 milionë dollarë bëri që firma të nisë një program 3-vjeçar të transfrormimit për të ndryshuar të gjithë biznesin. Rishikimi përfshinte mënyra të reja të manaxhimit të kostos me politika të vendosjes së çmimit, si ngarkimi i udhëtarëve për zgjedhjen e karrigeve parakohe.
Singapore Airlines ka reputacion të fortë në industri dhe përpiqet ende që të jetë e para ndaj rivalëve. Këtë vt, u bë kompania e parë që prezanton portofol dixhital nëpërmjet bitcoin.
Klevis Llaha/SCAN
Avioni më i madh në botë për pasagjerë bëri fluturimin e parë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.