Linjat e transportit interurban – Mema: MTI s’pezulloi procesin, vazhdoi licencimin
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka vazhduar licencimet e operatorëve të transportit interurban, pavarësisht angazhimit publik për të pezulluar këtë proces. Deklarata është bërë nga kryetari i Shoqatës së Transporti Kombëtar Interurban, Kujtim Mema, i cili ishte i ftuar në studion e TV SCAN.
“Kjo është pjesa për justifikim se ministri nuk ka se çfarë ndërpret, se deri në atë moment që ai dha deklaratën, në ato 80 linja ai kishte gati 65. 15 linja gjoja i pezulloi, por unë edhe këtu mendoj që nuk i ka pezulluar fare, se atë ditë kur dha deklaratën ministri, në 7 të darkën kanë dalë njerëz nga ministria me licencë në dorë.
Pra, ju po thoni se pavarësisht se ministri zyrtarisht është angazhuar për të pezulluar procesin ka vazhduar me licencimin?
Ai kur e dha deklaratën mund të thoshte, ne deri në këto moment nga 80 linja, të vijë shoqata ta verifikojë, kemi dhënë 45 dhe ta ndalonte aty. Ai nuk e tha këtë. Ai tha vetëm kaq: ‘Ne do ta pezullojmë’. S’ka pezulluar asgjë. Kjo është kategorike, e sigurt fare.
Mund të na thoni disa prej linjave që janë licencuar gjatë periudhës kur ministri ishte angazhuar për ta pezulluar këtë proces?
Të sakta nuk i kam se kush, por di Kamëz-Gramsh për shembull.”
Pas protestave të shoqatës për të kundërshtuar shtimin e 80 linjave të reja, Ministria e Transportit, përmes një njoftimi për shtyp njoftoi pezullimin e procesit të licencimit, deri në marrjen e detyrës nga titullari i ri.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.