Lira turke, në nivele të “paperceptueshme” – Bie në 12.49 për dollar pasi Erdogan mbron uljen e interesave
Lira turke ka rënë në një tjetër rekord të ulët prej 12.49 kundër dollarit, një nivel që nuk perceptohej më parë dhe shumë poshtë rekordit të javës së kaluar, që shihej si kufi psikologjik, në 11 për dollar. Analistët thonë se rënia e lirës është e çmendur, ashtu si ç’janë edhe politikat monetare që po operohen në Turqi. Shitja nën panik erdhi pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, mbrojti uljen e interesave të bankës qendrore, pavarësisht rritjes dyshifrore të inflacionit. Ai e etiketoi lëvizjen si pjesë e një “lufte ekonomike të pavarësisë”, duke hedhur poshtë thirrjet e investitorëve dhe analistëve që të ndryshojë kurs të politikave.
Inflacioni në Turqi është rritur në 20%, ç’ka nënkupton se mallrat bazë për turqit, një popullsi prej rreth 85 milionë, janë rritur në çmim, ndërkohë që pagat në valtuën vendase janë zhvlerësuar. Lira ka humbur rreth 40% të vlerës këtë vit dhe 20% vetëm në javën e kaluar. Për krahasim, në këtë periudhë në vitin 2019, lira tregtohej në 5.6 kundër dollarit dhe kjo ishte gjithashtu në rënie të madhe, pasi tregtohej në 3.5 për dollar në mes të vitit 2017.
Rekordi i kësaj jave ishte 12.49 për dollar. Valuta e Turqisë ka qenë në një trend rënës që në fillim të vitit 2018, prej një kombinimi të tensioneve gjeopolitike me Perëndimin, defçitit të llogarisë korrente, tkurrjes së rezervave në valutë dhe rritjes së borxhit. Megjithatë, analsitët thonë se faktori më i rëndësishëm është refuzimi për të rritur normat e interesit për të zbutur inflacionin. Erdogan i ka përshkruar prej kohësh normat e interesit si një “armik”, duke refuzuar parime bazë ekonomike rritja e interesave zbut inflacionin. Investitorët shqetësohen ndaj mungesës së pavarësise tek banka qendrire, ku politikat monetare shihet se kontrollohen kryesisht nga Erdogan. Ai ka pushuar 3 kryetarë të bankës në më pak se 2 vite, prej përplasjeve mbi politikat.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.