Lisen Bashkurti në ‘Argument’: Komisioni mbetet thjesht një organ rekomandues
I ftuar në ‘Argument’ për të folur rreth progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, diplomati Lisen Bashkurti, ka thënë se Shqipëria ka progres krahasimisht me vitet e kaluara, megjithatë nuk i kemi tejkaluar pritshmëritë tona dhe ende ka punë për të bërë. Ai është shprehur lidhur me rëndësinë e Këshillit, si qeveri e Unionit, rreth të cilës punojnë shumë ekspertë. Komisioni, sipas atij, padyshim është më i involvuar në çështjet tona, por mbetet një organ këshillimor dhe rekomandues.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.