Lista e dokumenteve që “anulohen” për individët dhe bizneset te Tatimet, QKR, Doganat e institucionet e tjera! Rama bën publik vendimin
Bizneset dhe individët nuk do të duhet më që të paraqesin në sportelet e shtetit dokumente, autorizime e vërtetime të tjera të cilat do të duhet të gjenerohen automatikisht nga administrata publike. Në një komunikim me mediat, kryeministri Edi Rama njoftoi se ministri i Financave ka dhënë udhëzimin për të gjitha institucionet që të mos kërkohen më nga qytetarët dhe bizneset dokumentet e mëposhtme:
-Certifikatën e regjistrimit në QKB
-NIPTI i kompanisë
-Ekstrakti historik i kompanisë
-Vërtetim për kontributet
-Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
-Vërtetim për regjistrin e investitorit
-Vërtetim për pagimin e detyrimeve
-Vërtetim për individë të regjistruar
-Vërtetim për statusin aktin e pasiv
-Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin
-Dëshmi penaliteti
-Të gjitha llojet e dokumenteve që gjenerohen nga dokumentet e gjendjes civile
Ndërsa bëri një bilanc të kohës që shpenzohet për këto dokumente nga individët dhe bizneset, kryeministri tha se çdo vit në tatime më shumë se 200 mijë vërtetime, në QKB rreth 150 mijë e në dogana afro 10 mijë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.