[LISTA E PLOTË] – Pronarët që përfitojnë fondin 308 mln lekë për kompensimin e pronave që preken nga ndërtimet pa leje
Ka përfunduar procesi i shqyrtimit për 248 kërkesa të paraqitura për shpërndarjen e fondit të kompensimit me vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.
Sipas Agjencisë së Trajtimit të pronave deri më tani këto pronarë përfitojnë kompensimin në masën 70% të shumës së përgjithshme, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
ATP ka shpërndarë fondin financiar prej 308 735 019 mijë lekë për 248 kërkesat e shqyrtuara, dokumentacioni i të cilave ka rezultuar në përputhje me kriteret e përcaktuara në VKM. Sipas ATP-së, secili përfitues do të ketë vlerën përkatëse në llogarinë bankare në ditët në vijim.
Lista e plotë me pasuritë që kompensohen dhe subjektet përfitues:
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.