Lista e plotë/ Pronarët që shpronësohen nga projekti i rehabilitimit të rrjetit rrugor në Shijak
Pronarët që preken nga projekti ‘Rehabilitimi i rrjetit rrugor, Bashkia Shijak’, loti 1 do të shpronësohen dhe do të kompensohen në vlerë të plotë. Sipas vendimit të botuar në ‘Fletoren Zyrtare’, fondi i miratuar për këto shpronësime është 8 759 958 lekë dhe do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Shijak.
Kompensimi i pronarëve do të bëhet pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm pranë Bashkisë Shijak. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shijak, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Shijak, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit, mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të shtetit”, thuhet më tej në vendim.
Bashkëngjitur, është botuar gjithashtu edhe lista me pronarët që shpronësohen nga projekti:
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.