LISTA/ Kompania me fitimin më të lartë për një sekondë – Renditja sipas fitimit më të lartë për punonjës

Publikohen kompanitë që kanë fitimin më të madh në një sekondë, por edhe ato që kanë fitimin më të lartë për çdo punonjës.
Sa i takon përfitimeve në sekondë, Apple “godet”, ku gjiganti i teknologjisë bën 1,444 dollarë të ardhura neto për sekondë, rreth 700 dollarë më shumë se konkurrentët e tjerë, përfshirë bankat dhe kompanitë e tjera të teknologjisë.
Ndërsa Apple mund të dominojë ku bëhet fjalë për fitimin në një sekondë, situata ndryshon kur bëhet fjalë për fitimin për punonjës.
Tregu i ekspertëve tregoi edhe 100 kompanitë më fitimprurëse në listën e “Fortune Global 500”. Duke krahasuar fitimet për punonjësit, ata kanë dalë me një listë të 20 kompanive më fitimprurëse në bazë individuale.
Ndërsa Apple siguron një fitim solid prej $ 393,853 për secilin punonjës, kompania renditet në vendin e 7 në listë.
Kompania e teknologjisë me performancën më të lartë për punonjës është Facebook, me 599,307 dollarë për punonjës. Ndërkohë që lista ka një kombinim të kompanive në sektorin financiar, të shërbimeve dhe të bio-teknologjisë.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.