Listëpagesa e unifikuar – Të gjithë institucionet publike në një sistem

Sistemi i ri i unifikuar për gjenerimin e pagës së nëpunësve të administratës publike, ndërtuar nga Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, tashmë do të jetë efektiv.
Gjatë prezantimit të këtij sistemi, Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, vlerësoi rëndësinë e një administrate të kualifikuar në proceset e integrimit të vendit.
Sipas saj, fakti se 20-30 % të vendeve të shpallura janë ende vakante përbën një provë se procesi është transparent, pasi do të thotë se kandidatët nuk kanë plotësuar kriteret.
Ndërsa zëvendësministri i Financave, Ervin Mete tha, se ky sistem është pjesë e strategjisë së qeverisë për mirëmanaxhimin e financave publike.
Konsolidimi i administratës publike është një ndër pikat e nxehta të debateve politike në vend. Ndërkohë që konsolidimi i saj është një ndër 5 prioritetet që ka vendosur Bashkimi Europian për të përmbushur nga qeveria shqiptare në procesin e integrimit të vendit.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.