Lojëra fati të paligjshme – Policia procedon penalisht 2 pronar lokali dhe sekuestron 20 pajisje elektronike
Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e dy rasteve të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Vlorës.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Policia bën me dije se në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.