Lojëra fati të paligjshme – Policia sekuestron 7 pajisje dhe procedon penalisht pronarin e lokalit
Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, është bërë e mundur që të evidentohet dhe goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit, dhe konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në lokalin e shtetasit U. P., në qytetin e Burrelit, kanë gjetur e sekuestruar 7 pajisje elektronike në gjendje pune, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Sipas njoftimit në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P., 30 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.