Lojërat e fatit – Blushi: Do t’i heqim nga qendrat e qyteteve

Kryetari i Librës Ben Blushi, vazhdoi fushatën e tij “100 km ecje në Tiranë” si kandidat i këtij qarku në Njësinë 10. Në takimet me qytetarët ai premtoi se Libra do ti pastrojë qytetet nga lojrat e fatit.
“Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Vlora, Korça, etj., do të shpëtojnë nga gracka e kumarit dhe nga plagët që ai shkakton”, tha Blushi.
Sipas Blushit, Libra do ti japë fund efekteve juridike të Ligjit 7501 përmes abuzimit me të cilin qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.