Lojërat e fatit, konstatohen të tjera skema ilegale në Tiranë – Policia procedon pronarët e 2 subjekteve
Edhe pse 21 dhjetori ishte përcaktuar si afati i fundit për mbylljen e lojërave të fatit, me sa duket ka ende subjekte që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të kundraligjshme. Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronarët e dy subjekteve në kryeqytet. Më konkretisht, sipas Policisë u proceduan:
- R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi në rrugën “Todi Shkurti” në subjektin e tij iu gjet një pajisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati.
- I. A., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës” në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker.
Ndërkohë, Policia njofton se do të vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës kundër aktivitetit të lojërave të fatit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.