Lojërat e fatit – Policia arreston dy shtetas në Tiranë
Policia e Shtetit po vijon kontrollet për personat të cilët ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Së fundmi, Policia ka proceduar penalisht dy shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 tableta të markave të ndryshme.
Sipas njoftimit, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 1, filluan procedimit penal në gjendje të lirë për shtetasit P. P., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe M.P., 31 vjeç banues në Tiranë.
Policia e Shtetit gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojërave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.