Lojërat e fatit, vijon aktiviteti i paligjshëm – Policia procedon shtetasin në Fier

Subjekte të ndryshme qytete të ndryshme të vendit vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.
Rasti më i fundit që është evidentuar nga Policia në Qarkun e Fierit, ku është proceduar penalisht një shtetas 20 vjeçar me iniciale E.Ç. Ndërkohë, është sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale një kompjuter që shërbente për lotari sportive.
Policia njofton se do të vijojnë aksioni për ndëshkimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.