Londër – Arrestohet Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks
Themeluesi i Wikileaks Julian Asange është arrestuar ditën e sotme nga policia britanike pasi ata u ftuan në ambasadën e Ekuadorit, ndërsa ai qëndronte i fshehur që nga viti 2012. 47 vjeçari Julian Asange, ditën e sotme më 11 Prill, është arrestuar nga oficerë të Shërbimit Policor Metropolitan (MSHP) në ambasadën e Ekuadorit”, bëri të ditur policia.
Gjithashtu, policia tha se arrestoi Assange pasi ishte “ftuar në ambasadë nga ambasadori, pas tërheqjes së azilit nga qeveria e Ekuadorit”. Assange po mbahet nën vëzhgim në një komisariat londinez dhe do të nxirret para gjykatës kur të jetë e mundur. Ai u arrestua pas transferimit nga ambasada e Ekuadorit në Londër.
Në këtë ambasadë ai kishte qëndruar për shtatë vite.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.