Londra, parajsë fiskale? Brexit s`është problem, super të pasurit e “dashurojnë”
Ata që kanë një pasuri më të madhe se 30 milionë dollarë vazhdojnë të jenë të dashuruar me Londrën, pavarësisht Brexit. Ekspertët argumentojnë se, procesi i ndarjes së ishullit me Bashkimin Europian, në fakt godet studentët, emigrantët, profesionistët, dhe aspak të pasurit.
Një studim i fundit tregon se, mbi 20 mijë të pasur, kanë braktisur, Francën, Italinë, Greqinë dhe Spanjën, por jo Londrën, përkundrazi. Ndoshta një pjesë e bankierëve do të largohen nga Londra si pasojë e Brexit, gjë që po ndodh tashmë, por për super të pasurit, kjo nuk vlen.
Për ta, dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian, duket se nuk ka asnjë rëndësi. Për më tepër, duket se i`u intereson një mungesë marrëveshje mes Britanisë dhe unionit, sa i përket tregtisë, pasi kjo do të thotë se, shumë shpejt ishulli do të kthehet në një parajsë fiskale.
Një studim i fundit i agjencisë “Knight Frank”, tregon se, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, ata që kanë një pasuri mbi 30 milionë dollarë do të rriten me 30% në Londër, për të prekur nivelin e 12.310 personave.
Gjatë dekadës së kaluar, këta të fundit janë rritur me 28%. Në Francë ndërkohë, gjatë dhjetë viteve të fundit janë larguar 10 mijë të tillë, nga Italia 6 mijë, Greqia 3 mijë dhe Spanja 2 mijë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.