Lonely Planet: Shqipëria mes 10 vendeve europiane që duhen vizituar në 2018-ën
Shqipëria është një destinacion mjaft i pëlqyer nga të huajt, e shpesh është cilësuar si një ndër vendet që nuk duhet humbur. Këtë radhë Lonely Planet ka shkruar për Tiranën, duke e cilësuar atë si një metropol të fuqishëm midis Bregut të Adriatikut dhe Alpeve Shqiptare.
“Një ditë tipike mund të përfshijë marrjen e teleferikut në qendër për të shkuar në pikën më të lartë të qytetit, Malin e Dajtit, për pamje panoramike, të shijoni ushqime në lokale vendase dhe ta kaloni mbrëmjen nëpër bare me kokteje në zonën e Bllokut, e cila dikur ishte dhe zona ku qëndronin liderët komunistë,” shkruan Lonely Planet.
Gjithashtu “Lonely Planet” në vendin e katërt të listës ka renditur Kosovën, duke e cilësuar atë si një vend që nuk duhet humbur.
Më poshtë do të gjeni listën e plotë me 10 vendet që duhet të vizitoni gjatë këtij viti.
1.Emilia Romagna, Itali
2.Cantabria, Spain
3.Friesland, the Netherlands
4.Kosovo
5.Provence, Francë
6.Dundee, Skoci
7.Small Cyclades, Greqi
8.Vilnius, Lituani
9.Vipava Valley, Slloveni
10. Tirana, Shqipëri
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.