Lotari sportive të paligjshme – Arrestohet pronari i lokalit në Tiranë!
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, njoftojnë kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.
Sipas njoftimit në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi Z. T., 52 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Selman Riza”.
Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparatura dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit dhe 62.500 lekë të rinj, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.