Lotaria Amerikane 2018 – Ja kur nisin aplikimet
Departamenti i Shtetit Amerikan njofton se edhe për vitin 2018 do të jenë në dispozicion 50 mijë viza për të gjithë shtetasve në botë, ku pjesë është edhe Shqipëria.
Si çdo vit, edhe këtë herë përzgjedhja do të jetë në dorë të shortit kompjuterik.
Aplikimi për vizat 2018-2019 fillon në datën 3 Tetor 2017 dhe data e fundit e aplikimit do të jetë 7 Nëntori i po këtij viti. Aplikimet e lotarisë janë falas, ndërsa çdo individ duhet të plotësojë kushtet paraprake të vendosur nga DSHA.
“Departamenti i Shtetit shpërndan vizat e lotarisë midis gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i vetëm nuk mund të marrë më shumë se shtatë për qind të DV-ve në dispozicion”, thuhet në njoftim.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.