Lotaria Amerikane, data kur shpallen fituesit. Ambasada e SHBA: Adresa ku mund të kryeni verifikimin
Të gjithë personat që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të njihen brenda datës 2 Maj nëse janë shpallur ose jo fitues. Kështu, Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’i njoftojë aplikantët përmes postës elektronike, nëse janë shpallur ose jo fitues për “Lotarinë DV-2018”.
Ndërkohë të gjithë personat mund të kryejnë verifikimin në: dvlottery.state.gov, duke filluar nga 2 maji 2017. Në një postim të Ambasadës Amerikane thuhet:
“Mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar, nëse ju jeni përzgjedhur për Lotarinë DV-2018 apo jo. Ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov, duke filluar nga 2 Maji 2017, për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur. Nëse ju vijnë e-maile të rreme, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!”, shkruhet nga Ambasada
Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, March 27, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.