Louis Vuitton ”rrëmben” diamantin më të madh në botë
Në muajin Prill të vitit të kaluar në minierën Karowe në Botsvana, u zbulua një diamant, i dyti më i madh përgjatë një shekulli, i cili ishte 1758 karat. Louis Vuitton, shtëpia 166-vjeçare franceze luksoze e njohur për çantat e saj prej lëkure dhe xhevahiret e perandorisë së mallrave luksoz të Bernard Arnault, shtoi në koleksionin e tij dhe këtë diamant. Kjo blerje nënvizon rëndësinë e madhe të rritjes së luksit në LVMH, e cila rrjedh më shumë se gjysmën e të ardhurave prej 46.8 miliardë eurove nga kategoritë e buta të luksit, si çanta dore dhe parfum dhe kohët e fundit kanë bërë blerjen marramendëse prej 14.7 miliardë dollarësh në para cash për Tiffany & Co, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një kompani luksoze. Prej kohësh LVMH, me në krye Bernard Arnault synon të korrë suksesin në fushën e argjendarisë, pasi me blerjen e një tjetër kompanie luksoze si Bulgari, në 2011 ai ka dyfishuar shitjet e tij.
Kjo është pikërisht arsyeja e cila e shtyu Louis Vuitton, të blejë diamantin 1758 karatësh, i cili mbahet nën siguri të lartë në katin e sipërm të kompanisë. Ai do të prezantohet para klientëve dhe anëtarëve të shtypit gjatë një darke me 80 persona në Paris javën e ardhshme.
Duke filluar që prej pesë vitesh më parë, kompania pati një rritje të kërkesës për ekzemplarë unik, dhe filloi të marrë gurë të përafërt dhe të punojë me klientët drejtpërdrejt për të përcaktuar format e tyre përfundimtare dhe kjo është pikërisht ajo që kompania po planifikon të bëjë me Sewelô (emri i diamantit të gjetur).
Louis Vuitton nuk pranoi të zbulojë çmimin që pagoi për të. Diamante të tjera të mëdha, me cilësi të lartë, të tilla si 1.109 karatët si ”Lesedi de Rona” dhe 812 karat si ”Konstelacioni”, u shitën për 53 milion dhe 63.1 milion dollarë, përkatësisht, në vitet 2016-2017.
Nuk pritet që Louis Vuitton të arrijë një fitim të konsiderueshëm nga Sewelô dhe perlat e tjera të nivelit të lartë që mund të përpunohen nga ajo, por kompania këtë e quan si një investim, pasi përfitimet më të madhe do t’i marrë pikërisht prej reklamës që po i bëhet emrit të saj.
Kjo për shkak se, Bernard Arnault synon që tashmë brandi i tij të njihet dhe në fushën e gurëve të çmuar dhe të forcojë imazhin si një argjendari serioze. Pra, e gjithë kjo lëvizje vjen si pjesë e vizionit të madh të Louis Vuitton për t’u bërë “një nga pesë lojtarët kryesorë të xhevahireve”.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.