LSI kërkon votat në Elbasan – Kryemadhi: Jemi një shans për Shqipërinë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në qytetin e Cërrikut në kuadër të përmbylljes së fushatës elektorale ku u parashtrua edhe programi elektoral i LSI-së. Në fjalën e saj përpara qytetarëve të Cërrikut, kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së në qarkun e Elbasanit, Monika Kryemadhi theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila garanton një shans për rininë shqiptare, për gruan, për familjen, për gjithë Shqipërinë .
“Zoti e zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, ia dha shenjën shqiptarëve pse duhet të votojnë LSI në datën 25 qershor. Prandaj ju ftoj të gjithëve me datë 25 qershor të votojmë LSI-në, një shans për rininë shqiptare, një shans për gruan, një shans për familjen, një shans për Cërrikun, një shans për të gjithë shqiptarët kudo ku janë”,- u shpreh znj. Kryemadhi.
Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit Edmond Haxhinasto u shpreh se duke votuar për LSI-së votohet për të rinj e Shqipërisë.
“Duhet të votojmë për këta të rinjtë e të reja sepse të gjithë së bashku mund ta bëjmë Shqipërinë një vend të begatë. Ti tregojmë më votë në 25 qershor që ata njerëz që e duan vendin e tyre, ata njerëz që janë punëtor të ndershëm ata meritojnë të marrin votën dhe të drejtojnë Shqipërinë. Të gjithë së bashku të votojmë për LSI, forcën e parë dhe forcën e paparë”, – u shpreh z. Haxhinasto.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.