Lufta kundër korrupsionit – Gjonaj, 425 masa disiplinore. Soreca: BE pret më shumë rezultate
Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një përmbledhje të punës së strukturave të posaçme në luftën kundër tij.
Pas një takimi me dy strukturat antikorrupsion, Komitetin Koordinator dhe Task Forcën Ndërinstitucionale, ku mor pjesë edhe Ambasadori i delegacionit te BE ne Tirane, Luigi Soreca, Gjonaj tha se nga maji 2018, 58 institucione janë inspektuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion. të cilat kanë adresuar 425 masa disiplinore drejtuesve e nëpunësve të konstatuar me shkelje dhe kanë bërë ndaj tyre 36 kallëzime penale.
Rezultatet e deritanishme në luftën kondër korrupsionit u përshëndetën nga Ambasadori Soreca, por ai tha se pritet shumë më tepër.
Gjonaj dhe Soreca u ndalën edhe te pritsh meritë për dy mbledhjet e magjistratëve që do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën, nga të cilat do konstituohen Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe ai i Prokurorisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.