Lufta kundër krimit dhe korrupsionit/Tatimet bashkojnë ‘forcat’ me Byronë Kombëtare të Hetimit
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nënshkruar këtë të martë marrëveshjen e bashkëpunimit me Byronë Kombëtare të Hetimit, për Shkëmbimin e Informacionit midis dy institucioneve në luftën anti – korrupsion.
“Qëllimi i Marrëveshjes është përcaktimi i procedurës dhe vendosja e rregullave të bashkëpunimit midis DPT dhe BKH-së, në mënyrë që të sigurohet shkëmbimi i informacionit midis dy institucioneve nënshkruese, bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, realizimi i aksesit, komunikimit, shkëmbimit të të dhënave dhe kryerjes së analizave me qëllim rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” shkruhet në njoftimin zyrtar të DPT-së.
Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin reciprok, me synim goditjen e veprimtarisë kriminale në vend..
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.