Lufta në Ukrainë bllokon vajin e lulediellit – Nga Deti i Zi kalojnë 76% e eksporteve. Vaji i Palmës bëhet më i shtrenjtë
Vaji i palmës është bërë më i kushtueshmi ndër 4 vajrat më të përdorur për ushqim, për të parën herë, ndërkohë që blerësit po sigurojnë zëvëndësime të dërgesave të vajit të lulediellit nga rajoni i Detit të Zi, ku ka ndërprerje si pasojë e sulmit rus. Rritja e madhe e vajit ta palmës krahasuar me vajrat rivalë, mund të godasë konsumatorin e ndjeshëm nga çmimi në Azi dhe Afrikë, që po përballet me rritje të kostove ushqimore dhe të karburantit. Vaji i palës po ofrohet në 1,925 dollarë për ton në Indi për dërgesat e muajit Mars, krahasuar me 1,865 dollarë për vajin e sojës.
Ndërkohë, vaji i lulediellit nuk po ofrohet, për shkak se portet janë mbyllur prej luftës në Ukrainë. Nga Deti i Zi kalon 76% e eksporteve botërore të vajit të lulediellit. Sipas tregtarëve në mumbai, rafineritë europiane dhe aziatike kanë rritur blerjet e vajit të palës për të zëvëndësuar vajin e lulediellit, si dhe kanë opsionin e blerjes së vajit të sojës. Kjo e fundit kërkon më shumë kohë të mbërrijë në Azi krahasuar me vajin e palmës. Prodhimi i sojës në Argjentinë, Brazil dhe Paraguai, pritet të bjerë për shkak të motit të thatë. Blerësi e ndjeshëm ndaj çmimit në Azi varen nga vaji i palmës për shkak të kostove të ulëta dhe periudha e shpejtë e dërgimit, por tashmë duhet të paguajnë 50 dollarë më shumë për ton krahasuar me vajin e sojës dhe të lulediellit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.