“Lufta” për akullore – Cili shtet është prodhuesi kryesor në Europë?
Ndër shtetet anëtare të Bashkimit Europian Gjermania është prodhuesi kryesor i akullores në vitin 2020, duke prodhuar 642 milionë litra në total. Në vendin e dytë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, rezulton Franca (nga të dhënat e 2019), me 516 milion litra, e më tej Italia, me 509 milionë litra.
Përveçse ishte prodhuesi më i madh i akullores në vitin 2020, Gjermania prodhoi mesatarisht akulloren më të lirë me 1.3 euro për litër. Franca raportoi çmimin më të lartë në 2.2 euro për litër akullore (të dhënat e vitit 2019), e ndjekur nga Italia me çmimin mesatar prej 2.0 euro për litër akullore.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.