Lufta Rusi-Ukrainë ka goditur rëndë shumë valuta. Ja çfarë presin analistët tani!
Tregjet e valutave nuk i kanë shpëtuar humbjeve të mëdha dhe luhatjeve të egra që janë parë nëpër klasa të tjera aktivesh në javët e fundit, dhe strategët po ndryshojnë planet e tyre të lojës në dritën e pushtimit rus të Ukrainës. Indeksi i paqëndrueshmërisë së monedhës së Deutsche Bank u ngjit në 10% të martën në mëngjes në Europë, niveli i tij më i lartë që nga prilli 2020, në fazat e hershme të pandemisë Covid-19.
Euro fitoi 0.4% kundrejt dollarit të martën, ndërsa një pjesë e fluturimit drejt aseteve të sigurta u moderua, por gjithsesi ishte në rënie me më shumë se 4% kundrejt monedhës së gjelbër që nga fillimi i luftës, pasi konflikti u intensifikua dhe fokusi kaloi në kërcënimin e afërt për Europën për furnizimet me energji. Monedha e përbashkët ra me më shumë se 1% të hënën për të përfunduar rrëshqitjen e saj më të madhe tre-ditore që nga marsi 2020.
Rrëshqitja e Euros
Në një shënim të premten, bashkëkryetarët e Goldman Sachs të strategjisë globale të FX, normave dhe EM, Zach Pandl dhe Kamakshya Trivedi, thanë se pikëpamja konstruktive e gjigantit të Wall Street për euron ishte tashmë jashtë tavolinës për sa kohë që konflikti ushtarak vazhdon.
Modelet e Goldman sugjerojnë se ulja në pritjet e rritjes në të gjithë zonën e euros zbriti rreth 1% nga çifti i monedhës EUR/USD javën e kaluar, ndërsa një rritje në primin e rrezikut në mbarë Europën, kthimet shtesë që një investitor mund të presë për marrjen e më shumë rrezikut ishte me vlerë gati 4%.
Megjithëse ata vunë re se vlerësimet duheshin trajtuar me kujdes, modelet sugjeruan se euro është relativisht e fortë kundrejt zlotit polak (PLN), kronës suedeze (SEK), dollarit amerikan (USD), forintës hungareze (HUF) dhe paundit britanik (GBP), ndërsa disi i dobët ndaj frangës zvicerane (CHF). Megjithatë, rreziku i ndërhyrjes së Bankës Kombëtare të Zvicrës për të ndalur mbiçmimin e monedhës “ka të ngjarë të rritet tani”, shtuan ata.
Konflikti ushtarak krijoi pasiguri të gjerë mbi perspektivën makroekonomike të rajonit, por Pandl dhe Trivedi sugjeruan që edhe nëse pasojat dëmtojnë perspektivat e rritjes së eurozonës, nuk do të rezultonin domosdoshmërish në një zhvlerësim të qëndrueshëm të euros, pasi Banka Qendrore Europiane mund të shqetësohet për ndikimin në inflacion, ndërkohë që qeveritë mund t’i përgjigjen krizës me lehtësim fiskal.
BMO Capital Markets vuri në dukje se rënia më e vogël e euros në krahasim me monedhat e tjera europiane është pjesërisht për shkak të nivelit të lartë të likuiditetit në kursin e këmbimit EURUSD.
Rubla dhe Europa Lindore
Rubla ruse ka humbur më shumë se 64% kundrejt dollarit nga viti në ditë për të arritur një nivel rekord të ulët, kryesisht për shkak të ashpërsisë befasuese të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë dhe sistemit të saj financiar, i cili synonte të izolonte Moskën nga ekonomia globale.
Në qendër të madhësisë së rënies javën e kaluar, sipas BMO, ishte ngrirja efektive e aftësisë së Bankës Qendrore të Rusisë për të përdorur masat e saj të rezervave valutore, shumica e të cilave ishin të shprehura në euro dhe të mbajtura në bankat e BE-së.
Pika e favorshme fillestare e pozicionit të jashtëm të Rusisë përpara pushtimit, mungesa e një ndalimi të plotë dhe të menjëhershëm të importeve të karburanteve fosile ruse nga BE dhe dyfishimi i normës bazë të interesit nga CBR në 20% kanë zbutur disi masën e lëvizjes në USDRUB ”, thanë shefat e këmbimit valutor të BMO, Greg Anderson dhe Stephen Gallo.
Tregjet ruse të aksioneve kanë qenë të mbyllura javën e kaluar dhe pritet të mbeten të tilla të paktën deri të martën. Ndërsa tregu global i këmbimit valutor nuk është zyrtarisht i mbyllur për tregtimin e rublave, BMO tha se sanksionet e kanë bërë monedhën “shumë jolikuide”.
Krahas rublës, monedhat e ish-shteteve satelitore sovjetike gjithashtu kanë rënë, me PLN, HUF dhe koruna çeke (CZK) midis 8-12% që nga ditët para pushtimit. BMO sugjeroi se madhësia e lëvizjeve tregon largimin e kapitalit nga këto monedha. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.