Lufta tregtare Kinë –SHBA mund të sjellë rritje të çmimit për Iphone
Çmimi i telefonave të prodhuar nga Apple mund të rritet si rezultat i rritjes së tarifës me 25% për mallrat kinez që mund të kap vlerën e 200 milion dollarë.
Furnizuesi më i madh i kompanisë Apple aktualisht ndodhet në Kinë por kompania po mendon të zhvendoset në Indi apo Vietnam. Një rritje e çmimeve do të vijë kur industria e smartphone-ve të përballet me ngadalësimin e shitjeve në mbarë botën.
Pra në qoftë se kompania shet Iphone XS me vlerën 1000 dollarë vlera e saj do të shkojë 1160 dollarë . Ka dy mundësi, e para është që Apple ta kalojë tarifën shtesë tek konsumatorët ndërsa mundësia tjetër është që të ulë fitimet e kompanisë
Përfitimet e kompanisë së smartphonë-ve kanë renë për shkak se përdoruesit mbajnë telefonat e tyre për një periudhe të gjatë kohore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.