Lufta tregtare- Vjen kundërpërgjigjia e Kinës për SHBA
Kina do të rrisë tarifat me 60 miliardë dollarë në mallrat e SHBA-së, si një hakmarrje për vendimin e SHBA-ve për të rritur detyrimet ndaj mallrave kineze.
‘’Pekini do të rrisë tarifat në 25% nga 10% më 1 qershor’’, është shprehur Ministria e Financave kineze. Ky vendim, vjen fill pas vendimit të presidentit Donald Trump, për të rritur tarifat mbi 200 miliardë dollarë në prodhimet kineze në 25% nga 10%, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë luftojnë për të blerë një marrëveshje të re tregtare.
Ky veprim sjell një konflikt tregtar në zgjerim, i cili ka tronditur investitorët dhe kërcënon të dëmtojë ekonominë globale. Rritja e tarifave, në pjesën më të madhe, synon industrinë bujqësore të SHBA, e cila ka qenë edhe më parë në fokus, të luftës tregtare të Trump me Kinën. Mijëra produkte të shënjestruara përfshijnë kikirikët, sheqerin, grurin, pulat dhe gjeldetin.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.