“Lufta” vazhdon: Turqia rrit me 60-140 % tarifat e importeve me SHBA. Në listë pijet alkoolike, makinat e duhani
Turqia ka rritur ndjeshëm tarifat për importet e SHBA, duke përfshirë makinat, alkoolin dhe duhanin. Një dekret i nënshkruar nga Presidenti Erdogan rriti tarifat mbi makinat në 120%, me pije alkoolike në 140% dhe me duhanin në 60%.Tarifat u rritën gjithashtu në kozmetikë, oriz dhe thëngjill. Turqia më parë kishte thënë edhe se do të bojkotonte produktet elektronike të SHBA.
Kjo vjen pasi Uashingtoni imponoi sanksione ndëshkuese ndaj Ankarasë. Shtetet e Bashkuara dyfishuan tarifat javën e kaluar lidhur me refuzimin e Turqisë për të ekstraduar një pastor amerikan, i cili është i burgosur atje. Presidenti Erdogan ka akuzuar SHBA se po përpiqet të “sjellë Turqinë në gjunjët e saj përmes kërcënimeve ndaj një pastori”.
A po shkon Turqia drejt një krize ekonomike?
Që nga janari, lira turke ka humbur më shumë se 34% të vlerës së saj kundrejt dollarit, duke rritur çmimin e sendeve të përditshme. Monedha e dobësuar e Turqisë, u zhyt në më shumë se 20% në përgjigje të sanksioneve amerikane.
Presidenti Erdogan tha se Turqia po merrte masa për të stabilizuar ekonominë e saj dhe nuk duhet t’i “dorëzohet armikut” duke investuar në monedha të huaja.
E.T /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.