“Luftë aseteve të paligjshme” – Operacioni “Vjeshtë 2017”, sekuestrohen llogari bankare me vlerë 187 mijë euro

Në kuadër të plan-operacionit ”Vjeshtë 2017” Policia e Sarandës ka sekuestruar gjatë ditës së sotme llogari bankare me vlerë 187.000 Euro.
Konkretisht, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës së tyre për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional ”Vjeshtë 2017”, me qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të përfituara në mënyrë të paligjshme, kanë sekuestruar një llogari bankare me vlerë 187.000 Euro.
“Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11.10.2017 , në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Llogaria bankare i përket shtetasit J.G., i cili do të procedohet në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin e policisë.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.