“Luftë” karburantit jocilësor – Balluku: S’do kursejmë asnjë subjekt, ISHTI-t i shtohen 130 inspektorë
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial do të intensifikojë kontrollet në drejtim të informalitetit cilësor të karburanteve. Në një dalje për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se masat do të shkojnë deri në mbyllje të aktivitetit, ndërkohë që nuk do të diferencohet asnjë subjekt duke filluar që nga nxjerrja, përpunimi dhe tregtimi i këtyre produkteve.
Paralelisht, Inspektorati do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të thellë, ndërsa numri i inspektorëve do të shkojë në 230, nga 100 që është aktualisht. Ndërkohë që, Balluku paralajmëroi inspektorët të qëndrojnë larg praktikave korruptive. Për 6-mujorin e parë të këtij viti ISHTI ka gjobitur 44 subjekte, ndërsa vlera e tyre arrin në 1.4 mln USD.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.