Luhaten lehtë çmimet – Arabia Saudite nxit rritjen, në SHBA ndikojnë stuhitë

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare u regjistruan në luhatje minimale gjatë sesionit të sotëm. Nafta Brent e Londrës ka marrë mbështetje nga pritshmëritë se Arabia Saudite mund të shkurtojë furnizimin e tetorit.
Nga ana tjetër, nafta amerikane ka vuajtur shkurtimin e prodhimit, si pasojë e dëmeve që kanë shkaktuar stuhitë më të fundit.
Në çelje të sesionit të sotëm, benchamarku ndërkombëtar kuotohej pranë nivelit të 54.57 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane pranë 48.98 dollarëve për fuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.