Luhatjet e ndihmës ekonomike – Në 5 vite është ulur fondi dhe është rritur numri i familjeve përfituese

Ndihma ekonomike që jepet nga shtetit për familjet në nevojë nuk është e mjaftueshme, madje nuk është as sa minimum jetik. Sipas përpunimit të të dhënave të bëra nga televizioni SCAN për 5 vitet e fundit, fondi për ndihmën ekonomike është ulur.
Kështu referuar të dhënave zyrtare në vitin 2017 janë alokuar rreth 23 milionë lekë më pak për familjet në nevojë krahasuar me vitin 2016. Madje vlera financiare për familjet në nevojë është më e ulët edhe se ajo e vitit 2015 dhe vitit 2014. Konkretisht në vitin 2017 fondi i vënë nën dispozicioni për ndihmën ekonomike ishte rreth katër miliardë lekë.
Por një e dhënë tjetër që vlen të përmendet është fakti se numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike ka ardhur në rritje që pas “pastrimit të skemës nga përfituesit abuzues” në vitin 2013. Këtë fakt mund ta analizojmë në dy këndvështrime së pari, rritja e numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike tregon se shumë familje janë pa punë dhe së dyti vlera financiare e ndarë për familjet përfituese sa vjen dhe ulet. Nëse në vitin 2013 kanë qenë mbi 10 mijë familje që përfitonin ndihmë ekonomike, në vitin që lamë pas numri i familjeve përfituese ishte mbi 8 mijë.
Ndërsa referuar vitit 2018 ka hyrë në fuqi skema e re e përfitimit të ndihmë ekonomike ku është hequr përfitimi i ndihmës së pjesshme, është rritur fondi nga 3% në 6% për pushtetin vendor për të trajtuar rastet që nuk mund të përfitojnë nga sistemi elektronik.
Sipas skemës së re do të ketë pagesë shtesë për fëmijët që ndjekin shkollën dhe vaksinohen, shpërblime për festat e fundvitit. Ndërkohë që parashikohet ri-integrimi social që lidh skemën e ndihmës ekonomike me skemat aktive të punësimit dhe riintegrimit social. Por pavarësisht të gjitha ndryshimeve ende nuk kemi të dhëna zyrtare për implementimin dhe për faktin se sa realisht po përfitojnë familjet në nevojë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.